Red Bull Player One - AL 2019

GROUP A - Red Bull Player One 2019 - Albania Online Qualifier

Rules
Kushtet për pjesëmarrje:

• Garuesit nuk mund të jenë pjesë apo të marrin pjesë në LCS, LEC, LCK ose LPL ose në ndonjë ligë tjetër profesionale.
• Mosha mbi 18 vjeç.
• Mund të merrni pjesë vetem në nje shtet.
• Duhet të keni dokumenta të vlefshme për udhëtim.

Struktura e kampionatit:

• Ndeshjet do të luhen në Summoner's Rift.
• Loja do të jetë Blind Pick, nuk do të ketë bans.
• Ndeshjet do të jenë Best-of-3
• Sistem knock-out, pra nëse eleminohesh nuk mund të luash sërish
• 16 lojtarët e ngelur në secilin grup nga kualifikueset online do të luajnë më 29 qershor në NET1 Bllok.
• Finalja e madhe do të luhet në Cineplexx QTU më 6 korrik.

Orari:

Grupi A do të luajë ditën e enjte, dt. 20/06/2019. Ndeshjet do të luhen në oraret 16:00, 18:00 dhe 20:00. Lojtarët duhet të jenë gati të paktën 15 minuta përpara fillimit të ndeshjes. Nëse një nga lojtarët nuk raporton deri në orarin e fillimit të ndeshjes, duhet të kontaktoni me stafin e GameON. Në këtë rast, loja do të quhet automatikisht e humbur për lojtarin që nuk është paraqitur dhe ju avanconi menjëherë në fazën tjetër. Orari i ndeshjeve nuk mund të ndryshohet në asnjë rast.

Kushtet e fitores:

• First Blood
• Vrasja e 100 minions
• Shkatërrimi i turret-it të parë

Rregullat gjatë ndeshjes:

• Ndeshja do të luhet në Mid Lane. Nuk lejohet në asnjë mënyrë vrasja e përbindëshave në Jungle ose në lane të tjera përveçse Mid.
• Nuk lejohet abuzimi me bugs.
• Nuk lejohet përdorimi i cheats.
• Në rast problemesh me internetin, nëse jeni futur në lojë ajo do të quhet e nisur dhe ju nuk do të keni mundësi ta riluani atë.

Në përfundim të ndeshjes:
• Të dy lojtarët duhet të kontaktojnë menjëherë stafin e GameON me një screenshot të lojës.
• Në rast mospërputhje rezultati, duhet që ju të na sillni të gjitha dëshmitë (screenshots, replays etj.) për të vërtetuar fitoren tuaj. Stafi i GameON do të vendosë fituesin e ndeshjes, bazuar tek dëshmitë e dhëna.

Kontakt:

• E-mail: [email protected]
• Facebook: https://www.facebook.com/gameon.al
• Instagram: https://www.instagram.com/gameon.al/

Glhf!